SPORTELI UNIK PËR ADMINISTRIMIN E TË DREJTËS SË AUTORIT

ÇFARË PËRFAQËSON

Suada sjell një risi në tregun dhe terrenin e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, pasi tani subjektet përdorues nuk do të kontaktohen më nga secila Agjenci por vetëm nga SUADA duke sjellë kështu një reduktim të ndjeshëm të kohës që duhet të kalojë një subjekt për të kontaktuar me secilën Agjenci dhe për tu pajisur me autorizimin përkatës.

LEXO ME SHUME

S.U.A.D.A

SUADA funksionon si sportel i vetëm unik në fushën e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të. Roli që ka SUADA është të kontaktojë, informojë, dhe mbledhë të ardhura nga subjektet përdorues të veprave që mbrohen nga Ligji i të Drejtave të Autorit dhe përfaqëson të gjitha Agjencitë të cilat janë liçencuar nga Ministri i Kulturës për të administruar të drejtat e autorit dhe të  drejtat e tjera të lidhura me të.

Nëse jeni përdorues i veprave artistike, muzikore apo kinematografike drejtohuni drejt Sportelit Unik për Administrimin e të Drejtave të Autorit (SUADA) për tu pajisur me lejë/autorizimin përkatës për përdorimin e veprave.

PARTNERET

suada2017Kreu